Formacionet e mundshme, ja si ndryshon Milani me Ibrahimoviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 14:38

Formacionet e mundshme, ja si ndryshon Milani me Ibrahimoviçin

Ibrahimoviç do ta bënte komod Gatuzon sepse do të ofronte shumë zgjidhje në repartin e sulmit. Ai është një lojtar me eksperiencë që di të përshtatet mjaft mirë me të tjerët. Ibra do të luante shumë mirë në skemën 4-3- 3, i mbështetur nga dy lojtarë të talentuar dhe mjaft teknikë si Çalhanoglu dhe Suso.

Ibra Milan

Gjithashtu, ai do të merrte në dorë majën e sulmit të Milanit edhe në modulin 4-2-3-1 ku do të kishte mbështetjen e treshes Kastijeho-Çalhanoglu-Suso. Të gjithë do të ishin në shërbimin e tij. Por të dyja skemat e mësipërme janë sa të mira, aq edhe të vështira për t’u përdorur. Sepse do të thotë që Gatuzo të ulë në stol një sulmues si Gonzalo Higuain.

Milani i mundshem

Diçka shumë e vështirë. Dhe për t’i aktivizuar të dy, do të duhet të luajë me skemën 3-5-2, ku Ibra dhe “Pipita” do të ishin së bashku në majën e sulmit. Problemi tjetër? Kutrone do të kishte pak minuta për të treguar vlerat e tij.

Milan2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"