FORMACIONET E MUNDSHME/ Gojkoviç e nis nga fillimi për Partizanin, Kastrioti me dy mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 11:05

FORMACIONET E MUNDSHME/ Gojkoviç e nis nga fillimi për Partizanin, Kastrioti me dy mungesa

Partizani ka kryer seancën e djeshme stërvitore në kompleksin “Pepa” të qytetit të Elbasanit përpara sfidës me Kastriotin. Pritet që të ketë disa lëvizje në formacion, si edhe një ndryshim skeme, pasi do të kalohet në modulin 4-3- 3. Kështu, porta nuk ndryshon me Alban Hoxhën, ndërsa përpara tij do të jetë një mbrojtje e rreshtuar me katër.

partizani2

Kalari nga e majta, Belica me Gojkoviç në qendër, me këtë të fundit që lë në stol Atandën. Mesi i fushës do të jetë i përbërë me tre futbollistë, Telushin para mbrojtjes, Hila në të majtë dhe Mala në të djathtë. Në sulm pritet Hebaj, i ndihmuar nga Trashi dhe Asani nga krahët.

Capture

Me sa duket, Gega preferon një ekip sa më sulmues në këtë përballje, duke ndryshuar diçka në krahasim me dy sfidat e para të kampionatit. Gjithsesi bëhet fjalë për lojtarët që u provuan dje në stërvitje në një mini-ndeshje që tekniku i të kuqve provoi me të tijtë, pasi mund të ketë ndryshime orët e fundit para sfidës. V. Mema

Në takimin e sotëm, trajneri Plori nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë. Emiliano Çela dhe Taulant Marku janë dy futbollistët që u mungojnë krutanëve ndaj Partizanit, pasi janë të dëmtuar dhe po përgatiten veçmas grupit.

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"