FORMACIONET E MUNDSHME/ Flamurtari-Vllaznia, Troisi dhe Jonuz duhet të zgjidhin dilemat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 15:35

FORMACIONET E MUNDSHME/ Flamurtari-Vllaznia, Troisi dhe Jonuz duhet të zgjidhin dilemat e fundit

Flamurtari dhe Vllaznia do të bëjnë të pamundurën jo vetëm të japin më të mirën në fushë, por dhe të marrin 3 pikët. Vlonjatët duhet të bëjnë një mrekulli për të shpëtuar sezonin,ndërsa Vllaznia shpreson për zonën e Europës.
Flamurtari-Vllaznia
Mungesat
Vllaznia – 2 mungesa të rëndësishme ndaj Flamurtarit. Kapiteni Gilman Lika dhe mesfushori tjetër shkodran Behar Ramadani nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme.

Flamurtari – Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme me Vllazninë. Vlonjatët zhvilluan vetëm një seancë gjatë paradites në fushën sportive në Pyllin e Sodës. Dje ekipit i është bashkuar në stërvitje edhe Kreshnik Nebihu që mbërriti nga Kosova. Edhe në seancën e djeshme nuk ishte prezent greku Jorgos Sarris, ndërsa Sukaj vijon të jetë i dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar. Veç Sarrisit e Sukajt, mungesa zyrtare do të jenë edhe Gocaj dhe Nebihu që kanë plotësuar numrin e kartonëve.

formacionet

vll fl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"