Formacionet e mundshme/ Dilema për mesfushën te Tirana, Teuta “klon” i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 12:06

Formacionet e mundshme/ Dilema për mesfushën te Tirana, Teuta “klon” i Flamurtarit

Edon Hasani është dilema e vetme e Ze Marias për ndeshjen e sotme me Teutën. Bardheblutë do të luajnë sot me një formacion eksperimental ku në stol rrezikon të ulen Bedri Greca dhe Asion Daja. Në fushën e lojës, Dejan Blazhevski dhe Edon Hasani. Mesfushori shkodran në fakt është në dyshim për sfidën e sotme, pasi ka pësuar një goditje gjatë javës. Për lojtarin do të pritet deri sekondën e fundit nëse ai do të jetë në fushën e lojës.

tirana kamzaa

Hasani ka lënë dje stërvitjen pas një dhimbjeje mesi. Ze Maria në vend të tij ka aktivizuar Çelhakën, por për ndeshjen e sotme, nëse Hasani nuk ia del në fushë, do të jetë Asion Daja. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, Abibi do të jetë titullar në portë, duke çuditur të gjithë me mosaktivizimin e Ilion Likës. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Doka, Turtulli, Atinga e Hoxhallari. Para tyre, Maveje.

Në mesfushë, Hasani do të luajë djathtas e Karabeci do të rreshtohet majtas. Kobina do të luajë si “playmaker”. Në sulm do të ketë një dyshe Sentamu-Blazhevski, e cila do të kërkojë golin e parë dhe fitoren në Kategorinë Superiore. Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës do të zhvillohet ditën e premte në orën 19:45, ndërkohë që trajneri Ze Maria në një analizë të bërë me lojtarët e ka vlerësuar shumë ekipin e Bledi Shkëmbit dhe sidomos repartin e sulmit me në krye Latif Amadu.

Capture

Bledi Shkëmbi dhe Teuta nuk ndryshojnë as kundër Tiranës. Ekipi i “djemve të detit” edhe në sfidën me bardheblutë do të jetë klon i sfidës së parë me Flamurtarin. Në portë do të luajë Isli Hidi, një “ish” i Tiranës. Në mbrojtje do të jenë edhe dy lojtarë të tjerë që më parë kanë veshur fanellën bardheblu. Tefik Osmani dhe Ditmar Bicaj. Esin Hakaj dhe Gjorgjevski plotësojnë repartin e prapavijës. Avdyli dhe Sidibe janë dy digat para mbrojtjes, ndërsa Kamara, Kruja e Traore do të jenë më përpara në vijë të drejtë me detyrë shënjestrimin e portës dhe furnizimin e Latif Amadusë me topa, që ganezi të shënojë gol. Për këtë takim, Bledi Shkëmbi do të luajë me skemën 4-2-3-1.

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"