Formacionet e mundshme/ Daliç ka vetëm dy dilema për rreshtimin, Sauthgejt i beson të njëjtit ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 16:04

Formacionet e mundshme/ Daliç ka vetëm dy dilema për rreshtimin, Sauthgejt i beson të njëjtit ekip

Dilema e madhe e kroatëve përpara Anglisë është formacioni që do të hedhë në fushë trajneri Daliç. Dyshimi më i madh është ai i rolit të mbrojtësit të djathtë, Sime Vrsaljko, i cili u dëmtua në gju në ndeshjen kundër Rusisë.

kroac

Për çdo rast, Çorluka është gati për ta zëvendësuar, por ylli i Atletikos nuk do të dorëzohet deri në fund dhe dje tha: “Ndjeva diçka të çuditshme në gju dhe pasi fola me doktorët, vendosa të dilja në fushë. Nuk është asgjë e tmerrshme, por kam frikë dhe shpresoj që të jem në gjendje që të riaftësohem përpara ndeshjes”. Një tjetër dilemë për ballkanasit do të jetë edhe në mesfushë, ku ne mund të shohim Brozoviçin ose Badelj në vend të Kramariçit.

Anglia

Anglia nuk ka asnjë shqetësim përpara Kroacisë. Të 23 “Luanët” janë stërvitur ditën e martë, përfshirë Hendersonin (tërheqje muskulore kundër Suedisë) dhe Vardinë, i cili e ndoqi çerekfinalen nga stoli pas problemit në ijë ndaj Kolumbisë. Por që të dy u stërvitën normalisht dje në “Spartak Zelenogorsk” dhe do të jenë të gatshëm për gjysmëfinalen.

ang

Sauthgejt pritet që të hedhë në fushë të njëjtin formacion, me të cilin ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, kundër Kolumbisë dhe Suedisë. I vetmi tjetër opsion është që ai të sakrifikojë një prej trios sulmuese pas Kejnit dhe të aktivizojë Daierin përkrah Hendersonit, siç bëri në miqësoret ndaj Gjermanisë, Holandës dhe Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"