FORMACIONET E MUNDSHME/ Brozoviç dhe Hakimi gati për “betejën”, Konte e ka të qartë se ç’duhet të bëjë sonte ndaj Gladbahut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 12:44

FORMACIONET E MUNDSHME/ Brozoviç dhe Hakimi gati për “betejën”, Konte e ka të qartë se ç’duhet të bëjë sonte ndaj Gladbahut

Interi nuk ka më alternativa, nuk mund të bëjë llogari. Me vetëm 2 pikë të fituara në 4 ndeshje, mundet vetëm të mposhtë Borusia Mynshengladbahun dhe Shahtjorin mes ditës së sotme dhe të mërkurës 8 dhjetor për të ecur përpara në Ligën e Kampioneve.
1229207376.jpg.0
VETËM FITORE – Për momentin klasifikimi është ky: Borusia 8 pikë, Reali i Madridit 7, Shahtjori 4 dhe Interi 2. Skuadra e Kontes nuk do të kishte më shanse të shikonte 1/8-at nëse nuk mposht gjermanët sot. Dhe zikaltrit do të ishin matematikisht të katërtit (ose më saktë jashtë edhe nga Liga e Europës) nëse nuk mposhtin gjermanët dhe Shahtjori fiton kundër Realit. Siç shihet, rreziku i një dështimi në Europë është real. Vetëm një reagim “në grup” si ai që u pa të shtunën në kampionat kundër Sasuolos mund të ndryshojë situatën në mënyrë radikale.
Marcelo-Brozovic-Inter
SI DO TË LUAJË – Disa zgjedhje të Kontes duken të detyruara. Si në mesfushë, për shembull, ku pa Naingolanin e dëmtuar dhe Vidalin e skualifikuar është shumë e mundur që të luajë Brozoviç, i cili ka zbritur në fushë për herë të fundit për sfidën ndaj Atalantës më 8 nëntor përpara se të ndalej nga “COVID”-i në kombëtare. Tamponi i ri, të cilit iu nënshtrua pasi një pozitivitet i lehtë i mohoi të luante në Sasuolo, rezultoi negativ dhe ndaj Konte do ta ketë në gatishmëri. Brozoviç me Galjardinin dhe Barelën do të ishte një rreshtim i paprecedent nga minuta e parë. Siguritë janë në mbrojtje me trion Shkriniar-De Vraj-Bastoni dhe në sulm, ku do të formohet sërish dyshja Lautaro-Lukaku.
hakimi.inter.2020.21.indica.750x450
RIKTHEHET HAKIMI? – Stafetë e mundshme në krahë, me rikthimin e Jang dhe, mbi të gjitha, Hakimit. Marokeni, në vajtje kundër gjermanëve, u ndal në mënyrë të padrejtë 4 orë përpara ndeshjes sepse rezultoi (fals) pozitiv me “COVID”. Sot anësori ka rastin të ringrihet dhe të largohet nga skena Darmianin, që po e rrezikon për vendin e titullarit. Ndër të tjera, Gladbah i sjell fat Hakimit.

FORMACIONET E MUNDSHME

B.MYNSHENGLADBAH (4-2-3-1): Zomer; Lainer, Ginter, Jantshke, Vendt; Neuhaus, Zakaria; Hermann, Stindl, Thuram; Plea. Trajner: Marko Roze.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Shkriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Galjardini, Jang; Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"