Formacionet e mundshme| Apolonia-Kukësi/ Fierakët pa Mihanën, Hallaçi rikthen Limajn titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 11:03

Formacionet e mundshme| Apolonia-Kukësi/ Fierakët pa Mihanën, Hallaçi rikthen Limajn titullar

Apolonia do të ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e sotme me Kukësin. Sulmuesi Redon Mihana me kartonin e verdhë që mori ndaj Laçit ka plotësuar numrin katër dhe është i pezulluar për këtë javë.

Mihana-77-1

Por ka një rikthim, pikërisht portieri Harizaj, që ndaj kurbinasve mungoi për arsye kartonësh, por Çako e bëri më së miri detyrën. Në mungesë të Mihanës trajneri Kamarata pritet të aktivizojë Ejoh nga minuta e parë.

Apolonia

Te Kukësi pritet kthesa e madhe, fitorja është alternativa e vetme. Sa i përket formacionit për Apoloninë trajneri do të bëjë ndryshime, ku rikthimi i Vesel Limajt është thelbësor për mesfushën.

Limaj

Nuk ishte titullar ndaj Vllaznisë, por në Fier pritet nga minuta e parë. Ka balotazh për portën, mes Tafës dhe Xhikës. Rikthehet Besir Demiri në krahun e majtë, por është i pezulluar mbrojtësi i djathtë, Redon Dragoshi për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Vllaznisë.

Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"