Formacionet/ Apolonia “fiton” duelin e mungesave, Teuta në sulm total

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 10:23

Formacionet/ Apolonia “fiton” duelin e mungesave, Teuta në sulm total

Fitorja mbetet e lakmuar për të dyja ekipet në përballjen e fundit të fazës së dytë, ku Teuta kërkon të afrohet me kreun, ndërsa Apolonia që të distancohet nga zona e rënies. Këtë verdikt do ta vendosë fusha dhe ajo çfarë lojtarët do të japin në fushë. Gjithsesi, në prag të këtij takimi mund të flasim për “fituesin” e mungesave, ku fierakët kanë më shumë mangësi se durrsakët. Te Teuta mungon vetën Florent Avdyli, pasi është i pezulluar nga kartonët.

niko dova

Ndërsa Apolonia vuan dëmtimet. Veç Stefan Omerit dhe Serjan Repajt, këtë javë probleme ka pasur edhe Rimal Haxhiu, që do të jetë një tjetër mungesë për bardhejeshilët. Kamarata duhet të kalkulojë formacionin e tij titullar pa Haxhiun. Në mungesë të tij, trajneri ka vendosur t’i besojë Efiong Ejosë, ndërkohë që pritet të ulet në stol Kofi Jeboah dhe mund të jetë Skerdilajd Levendi, që do ta nisë që nga minuta e parë.

“Djemtë e detit” pas përfundimit të seancës së fundit që u zhvillua gjatë pasdites së djeshme, ndihen gati për të bërë autokritikën ndaj Apolonisë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit, ekipi ka zhvilluar dje një seancë të karakterit taktik, ku lojtarët kanë marrë udhëzimet e fundit në prag të takimit ndaj fierakëve. Për këtë sfidë pritet që durrsakët të mos kursejnë asgjë dhe të hidhen nga minuta e parë në sul, Për këtë arsye pritet që sot Teuta ta nisë takimin me një sulmues më shumë në fushë, Sebino Plaku, me shpresën që golin dhe fitoren ta sigurojnë sa më shpejt.

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"