Formacion me debutues dhe rregullat e Panuçit, ja kush e mban shiritin ndaj Izraelit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:11

Formacion me debutues dhe rregullat e Panuçit, ja kush e mban shiritin ndaj Izraelit

Shqipëria do të përballet me Izraelin në takimin e parë të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Të shumta ishin dilemat për sa i përket formacionit të sotëm. Por mesa duket tekniku italian e ka ndarë mendjen për 11-çen që do të hedhë në fushë.

Shqiperia5-470x316

Mbrojtësi i majtë Egzon Binaku është surpriza më e madhe në përzgjedhjen e trajnerit. Edhe pse në konferencën për shtyp, Panuçi deklaroi se do të luanin lojtarë me eksperiencë, krahu i majtë do t’i besohet debutuesit 23-vjeçar.

Ndërkohë që shirtin e kapitenit do e mbajë Jahmir Hyka, sipas rregullit të Panuçit, mesfushori shtatshkurtër është lojtari me më shumë prezenca në ekipin kombëtar.

Nga porta në sulm, ja si do të rreshtohet Shqipëria në përballjen e sotme ndaj Izraelit:

Formacioni: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Formacioni i mundshem





www.minuta90.com