Formacion i “arnuar”, Skënderbeu në emergjencë. Dita mungesa e radhës tek korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 8:35

Formacion i “arnuar”, Skënderbeu në emergjencë. Dita mungesa e radhës tek korçarët

Hallet nuk kanë të sosur për skuadrën e trajnerit Ilir Daja në këtë sezon futbollistik. Shtohen problemet për Skënderbeun në prag të ndeshjes së radhës kundër Bylisit në transfertë.

Dita goli

Si të mos mjaftonin mungesat e Marvin Turtullit dhe Asion Dajës, pa përmendur Gjergji Muzakën që e ka mbyllur para kohe sezonin, te korçarët, në seancën e djeshme, është shtuar edhe një mungesë thelbësore siç është ajo e kapitenit Bruno Dita. Mesfushori ka pasur shqetësime muskulore dhe përfundimisht nuk do të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim, duke lënë një gropë të madhe në skuadër.

skenderbeu-770x470

Me të tre futbollistët jashtë për këtë takim, Skënderbeu është i detyruar të kërkojë nga Pëllumbi që të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, edhe për faktin se nuk ka futbollistë të tjetër për ta mbuluar atë pozicion. Kjo ka sjellë lëvizje të shumta në pozicione për korçarët, që do të mundohen të sajohen për ndeshjen e radhës.

sKENDERBEU

Një problem i madh ky për Skënderbeun, që përpos rezultateve negative duhet të përballet edhe me një tjetër anomali që lindi në mbyllje të përgatitjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"