Forma e shkëlqyer i Higuainit, flet Paratiçi: Nuk do të largohet, ja pse e huazuam te Milani para një viti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 15:16

Forma e shkëlqyer i Higuainit, flet Paratiçi: Nuk do të largohet, ja pse e huazuam te Milani para një viti

Gonzalo Higuain duket i rilindur te Juventusi këtë sezon, teksa po tregon një formë shumë të mirë.higuain_juventus_42

Fabio Paratiçi vlerëson paraqitjet e sulmuesit argjentinas dhe në një deklaratë për “SKY” ka sqaruar arsyet e huazimit një vit më parë te Milani. “Gonzalo po luan shumë mirë dhe gjithmonë ka qenë mes tre sulmuesve më të mirë në botë.Po bën atë që të gjithë prisnim prej tij dhe duhet të vazhdojë me këto ritme. paratici nedved

Në verë ishte i bindur për qëndrimin, ndërsa një vit më parë nuk ishte edhe aq, ndaj vendosëm për huazimin te Milani”, tha drejtori i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"