Forma e shkëlqyer dhe golat spektakolarë, Çekiçi zbulon ofertat: Më kërkojnë në Spanjë dhe Poloni, në janar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 17:31

Forma e shkëlqyer dhe golat spektakolarë, Çekiçi zbulon ofertat: Më kërkojnë në Spanjë dhe Poloni, në janar…

Endri Çekiç po kalon një moment mjaft të mirë, me skuadrën e Olimpijas së Ljubljanës në kampionatin slloven. Futbollisti pogradecar, realizoi edhe këtë fundjavë në triumfin 6-0 ndaj Rudarit, teksa me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, shtangu portierin kundërshtar.

endri cekici

Shqiptari është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij, teksa oferta për të nuk kanë munguar. Në një prononcim për “Zona Gol”, Çekiçi ka zbuluar se ka oferta nga klube spanjolle dhe polake, teksa në merkaton e janarit mund të vijë transferimi i shumëpritur.

“Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”, u shpreh Çekiçi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"