Forma e jashtëzakonshme këtë sezon, krahu i djathtë i Likës tregon sekretin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 21:09

Forma e jashtëzakonshme këtë sezon, krahu i djathtë i Likës tregon sekretin

Luftëtari ka zbritur menjëherë në fushë për të përgatitur ndeshjen e radhës. Për t’i dhënë jetë objektivit të mbetur në këtë fundsezoni, përfaqësimin në Ligën e Europës, gjirokastritët synojnë vijimësinë e rezultateve pozitive, edhe pse përballë do të kenë Partizanin.

luftetari1-470x273

Krahu i djathtë i Likës, Kostas Kolcidhas, në prononcimin e tij për “Panorama Sport” për ecurinë e deritanishme të Luftëtarit, si dhe punën e bërë këtë sezon futbollistik, ka treguar disa nga sekretet e formës së mirë të bluzinjve, si dhe mungesës së dëmtimeve si në të shkuarën. “Kur u bëra pjesë e Luftëtarit, gjeta një ekip të mirëpërgatitur. Gjithsesi, nisur nga eksperienca ime në Greqi, jam munduar të zbatoj mentalitet tjetër për t’u stërvitur në nivele më të larta dhe kjo duket nga përgatitja fizike. Mendoj se kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e ekipit”, tha fillimisht 35-vjeçari Kolcidhas. Sipas përgatitësit atletik të Luftëtarit, jo pak peshë ka përgatitja fizike dhe kushtet e të stërviturit.

kostas kolcidhas

“Futbolli modern sot kërkon forcë dhe shpejtësi, që janë dy komponentë bazë për çdo lojtar. Forca fizike dhe shpejtësia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën në shërbim të progresit individual të çdo lojtari”, vijoi Koltsiadhis. Mënyra e të stërviturit në terren plastik është një arsye për dëmtim përfundoi Koltsiadhis. “Ngarkesa në plastikë është shumë e madhe. Në kushtet e terrenit të fortë, barit artificial, dëmtimet janë të paevitueshme, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në muskujt e lojtarëve. Me këtë qëllim, kemi zhvendosur përgatitjet në kushtet e barit natyral, duke shmangur afatin kohor të 60 minutave në barin artificial”, ka deklaruar ish-lojtari i Atromitos dhe AEK-ut në rolin e qendërsulmuesit.

ALEKSI – Luftëtari, në sfidën me Partizanin, do duhet të vuajë dy mungesa të rëndë- sishme: të Albano Aleksit dhe Lejdi Liçajt për arsye skualifikimi. 26-vjeçari parashikoi penalltinë e Raçiç dhe i sugjeroi gardianit Athanasopulos hedhjen në momentin e ekzekutimit. “Kristo, hidhu nga e djathta dhe jo para kohe se Raçiç vetëm në krahun e djathtë gjuan. Ia thashë dhe këtë bëri portieri e të dy falënderuam njëri-tjetrin”, tha Aleksi pas barazimit 0-0 me Kamzën.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"