Forma dhe golat, Ibrahimoviç ndez zjarrin e… Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 18:25

Forma dhe golat, Ibrahimoviç ndez zjarrin e… Milanit

Ajo goditje dënimi nuk shkoi shumë mirë, por mbase ishte mënyrë që Zlatani po përpiqet ta kthejë Ibrën. Një kthim detyrimisht i ngadalshëm, ndoshta duke u përpjekur të lërë një shenjë të dukshme sa herë që shkel në fushë. Nga ana tjetër, ai ka pasur sukses në dy paraqitjet e mëparshme:

ibrahimovic 2

Një gol në gjysmë ore kundër Lacios, prania shqetësuese dhe destabilizuese në zonën kundërshtare në autogolin e Gunterit në Milan-Verona të fundjavës së kaluar. Ajo goditje dënimi nuk shkoi shumë mirë. Në momentin e vrullit dikush vërshëlleu, por nëntë të dhjetat e Dragaos u tmerruan nga Ibrahimoviç, i cili po karikonte të djathtën e tij. Një top joaktiv ishte ndoshta mënyra e vetme që Milani kishte për të shënuar një gol kundër Portos, por ajo orvatje shkoi keq. Drejt e në sektorin e tifozëve duke u ngritur në qiell si një avion që lë pistën.

EDHE 9 GOLA – Goli nuk ka mbërritur në Ligën e Kampionëve dhe sigurisht jo sepse Ibra nuk ka përvojë në kontekstet më të vështira europiane. Në fakt, i mungon thjesht forma e duhur. Sezoni i tij deri më tani ka qenë më shumë në infermieri sesa në stërvitje. Fillimisht qëndrimi i gjatë në spital pas operacionit në gjurin e majtë në mes të qershorit, më pas tendinopatia e tendinit të Akilit të së njëjtës këmbë.

Tetë nga njëmbëdhjetë ndeshje jashtë me vetëm 75 minuta në fushë, tri paraqitje që vijnë gjithmonë nga stoli edhe pse pa të Milani ka kohë që ka mësuar të ecë me këmbët e veta. Në 12 ndeshje të sezonit (njëmbëdhjetë nëse heqim atë në Porto në të cilën Djalli nuk gjeti golin), përveç tij, kanë shënuar 9 shokë të ndryshëm të skuadrës të shpërndarë në të gjitha repartet. Pioli dhe Zlatan e dinë mirë se menaxhimi i mençur dhe i matur është i nevojshëm.

ME NXITIM – 40-vjeçari tha për veten disa javë më parë: “Duhet të dëgjoj trupin tim, nuk jam Superman-i”, ndërkohë trajneri e bëri të qartë para sfidës së Champions-it (“Ibrado të shtojë minutat, por nuk do të jetë titullar”). Problemi është se Zhiru, gjithashtu, nuk është në gjendjen më të mirë, megjithëse formën fizike e ka më të mirë se suedezi. Këtu qëndron hendeku midis minutave, midis dy senatorëve, që me sa duket është i destinuar të zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Misioni për Piolin do të jetë padyshim që ta gjejë veten me një dilemë të baraspeshuar, por ndërkohë Zlatan nxiton si zakonisht. Ka një qëllim të parë sezonal për të arritur, që është ndeshja e parë si titullar.

Ajo do të vlejë për të kuptuar më mirë gjendjen shëndetësore të Zlatanit e për të saktësuar gjithashtu nivelin e domosdoshmërisë së tij. Ose më mirë: Për të kuptuar nëse është gjithmonë thelbësor. Debutimi sezonal që në minutën e parë: Një gol që Ibra do të donte ta shënonte të shtunën në Bolonjë dhe që Pioli do ta vlerësonte me kujdes mes ditës së sotme dhe të nesërme. Mundësitë janë të gjitha.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"