Forcohen zërat e merkatos, sulmuesi i Skënderbeut pranë Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 16:52

Forcohen zërat e merkatos, sulmuesi i Skënderbeut pranë Shkëndijës

Sulmuesi i Skënderbeut, Xhejms Adenij, është një nga emrat më të lakuar në merkato dhe me shumë gjasa do të largohet këtë sezon nga korçarët.

soue xhejms

Pas Shkupit dhe skuadrës azere Gabala, për 25-vjeçarin ka shprehur interes edhe skuadra tetovare e Shkëndijës. Trajneri Qatip Osmani e ndoqi futbollistin nga afër në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit dhe e do me çdo kush në skuadër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

xhejms lilaj

Gjithsesi transferimi i Xhejmsit, do të varet nga vendimi i KAS, që pret të dalë së shpejti. Në rast se KAS lë në fuqi dënimin, atëherë sulmuesi është thuajse i larguar dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet Shkëndijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"