Forca të shumta policore, Xhokoviç pranë arrestimit dhe dëbimit nga Australia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 12:06

Forca të shumta policore, Xhokoviç pranë arrestimit dhe dëbimit nga Australia

Novak Xhokoviç pritet që të arrestohet dhe të dëbohet nga Australia.

XHOKOVIC

Ky lajm vjen nga gazetari britanik i “The Telegraph”, Oliver Braun që shkruan se ka prani të konsiderueshme të forcave policore në zyrën e avokatit të tenistit serb dhe se policia federale australiane po shkon për ta arrestuar dhe se ministri i Emigracionit ka katër orë kohë për ta rianuluar vizën e tij.

Mesa duket se po merr një rrjedhë tjetër ngjarja për tenistin serb i cili fitoi betejën ligjore pak orë më parë për të qëndruar në Australi nga ku mund të merrte pjesë në “Australian Open”.

E gjithë kjo ngjarje vjen se Xhokoviç nuk kishte pranuar që të bënte vaksinën antiCOVID dhe se ai kishte deklaruar se e kishte kaluar si virus pak kohë më parë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"