Forca të shumta policore dhe drone, stërvitja e parë e Mesit me PSG-në do të jetë… shtetrrethim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2021 | 15:31


Forca të shumta policore dhe drone, stërvitja e parë e Mesit me PSG-në do të jetë… shtetrrethim

Pas mbërritjes në Paris, kryerjes së vizitave mjekësore, firmës në kontratën e tij dhe zyrtarizimin si lojtari i ri i PSG-së, Mesi do të prezantohet fillimisht në konferencën për shtyp dhe më pas ditën e nesërme do të kryejë stërvitjen e tij të parë me një ekip të ri në karrierën e tij pas 21 vitesh të përshkuara me Barcelonën.

mesi

Sipas asaj që raporton e prestigjiozja franceze “L’Equipe”, për yllin argjentinas do të jetë një shtetrrethim i vërtetë, me forca të shumta policore dhe me dronë survejimi sipër fushës së qendrës stërvitore të PSG-së.

6 herë fituesi i “Topit të Artë”, firm,osi dje një kontratë 2-vjeçare me skuadrën pariziene nga ku do të përfitojë 35 milionë euro neto në sezon.

PANORAMASPORT.AL