“Football Leaks 2”, presidenti i ligës hoalndeze: Rumenige nuk tradhtoi asnjë, Reali kërkoi mbylljen e Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 16:02

“Football Leaks 2”, presidenti i ligës hoalndeze: Rumenige nuk tradhtoi asnjë, Reali kërkoi mbylljen e Championsit

Javët e kaluara në shtypin gjerman janë shpërndarë disa shkrime nga mediat gjermane, ekzaktësisht nga “Der Spiegel” ku tregohej për “të zezat” e fshehura të futbollit. “Football Leaks 2” tronditi edhe njëherë shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA e UEFA.

Perez

Në ato shkrime të publikuara, vëmendje tërhoqi edhe një shkrim që tregonte për një kompeticion të ri evropian, “Superliga e Evropës”, që do ta shuante Ligën e Kampionëve. Për këtë gjë, ka folur edhe presidenti i ligës holandeze.

“Ishte kërcënim serioz, por nga Real Madridi, jo nga Bayern. Ishin fjalë serioze, që nuk dua t’i përsëris. Rummenigge nuk tradhtoi asnjë. Ai bëri gjithçka që familja e futbollit të qëndrojë e bashkuar” ka thënë presidenti Michael Van Praag për “Kicker”.

1542634484_358298_1542634603_noticia_normal-650x358

Ai është pyetur edhe sa i përket dokumenteve të publikuara nga “Football Leaks” rreth Superligës së Evropës, ku ka komentuar këto shkrime.

“Ato dokumente ekzistojnë. Jam i sigurt. Tashmë nuk ka më plane për krijim e një Superlige për 2021” ka përfunduar Praag.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"