Fonseka ndal euforinë e Kumbullës: Është stërvitur vetëm dje dhe sot, nuk do jetë gati…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:44

Fonseka ndal euforinë e Kumbullës: Është stërvitur vetëm dje dhe sot, nuk do jetë gati…

Trajneri i Romës, Paolo Fonseka ka ndalur euforinë e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar nuk do debutojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër ish-ekipit të tij Veronës dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri.

kumbulla

“Kumbulla është stërvitur me ne vetëm dje dhe sot, ai nuk do jetë gati për të startuar si titullar. Ne kemi një stil loje ndryshe nga se ka luajtur ai tek Verona. Por ai është një djalë i mençur, e kupton atë se çfarë i them.

Ne po punojmë për të blerë lojtarë të rinj, dhe duam ti miksojmë me lojtarët me eksperiencë. Më pëlqen ky projekt”, tha trajneri i Romës, Fonseka në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"