Fondi financues i zikaltërve, ja 300 milionë eurot për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:10

Fondi financues i zikaltërve, ja 300 milionë eurot për Interin

Ditën e djeshme kanë qarkulluar lajme në interes jo të drejtpërdrejtë i përkasin edhe Interit. Sipas raportimit të portalit aziatik “Sina Financial”, “Suning Sports” ka autorizuar një fond për rritjen sportive të ndërmarrjes. Këtë lajm e ka konfirmuar Zeng Gang (zv.president i “Suning Sports Media”). Manovër analoge me atë që ndërmori vetë Interi me borxhin prej 300 milionë dollarësh.

Suning

PRITEN DETAJET – Shoqëria kineze, investitorë në maxhorancë e klubit zikaltër, tanimë ka marrë shembullin dhe ka ndjekur të njëjtën rrugë përmes operacionesh komerciale e produktiviteti. Duke analizuar bilancin e fundit të “Suning”, ka qenë e mundur të zbulohet një shumë për sponsorizimet drejtuar Interit (me prejardhje nga Kina) dhe, në veçanti, ajo që i përket ndarjes së të drejtave të imazhit 30 milionësh.

Ndërmarrja e familjes Zhang ka nisur në fillim të 2018-ës një fond financues. 300 milionë dollarët do përdoret të drejtat e imazhit, marketingun dhe aspekte të tjera që i përkasin prodhimtarisë për të ardhmen. Ky investim është nënshkruar nga “Yunfeng Financial Group” i Xhek Ma, themelues dhe president i “Alibaba Group”, grup lider në tregtinë online. Informacionet specifike do të zbulohen gradualisht gjatë ditëve të ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"