“Fondi Elliot” ka nxjerrë në shitje aksione të Milanit, ja kush interesohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 18:30

“Fondi Elliot” ka nxjerrë në shitje aksione të Milanit, ja kush interesohet

Pas lajmit se fondi “Elliott” ka vendosur që të nxjerrë në shitje 30 për qind të aksioneve të klubit të Milanit, për të pasuruar në këtë mënyrë arkat e klubit, vijnë zërat e parë në lidhje me blerësit e mundshëm të kësaj kuote.

milan

Sipas asaj që raporton media italiane, pasi “Elliott” ka vendosur që të nxjerrë në treg këtë kuotë, apo të përafërt me të, duke ia deleguar të drejtat e bisedimeve bankës “Unicredit”, “TuttoSport” nënvizon se janë dy grupe arabe në bisedime për të blerë një kuotë mes 25 dhe 30 për qind të aksioneve të Milanit. Për momentin, emrat e dy palëve të interesuar nuk bëhen të njohura, por konfirmohet se interesimi për të investuar te Milani mbetet ende i madh dhe ndoshta shumë shpejt mund të formalizohet edhe një marrëveshje e tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"