“Fola me Konten në janar dhe doja të transferohesha te Interi”, sulmuesi i njohur zbulon gjithçka: Ja pse dështoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:01


“Fola me Konten në janar dhe doja të transferohesha te Interi”, sulmuesi i njohur zbulon gjithçka: Ja pse dështoi

Olivier Zhiru ishte një objektiv i Interit në merkaton e janarit kur u tha se ishte shumjë afër, por një marrëveshje nuk u arrit.Zhiru

Këtë e ka pranuar edhe vetë sulmuesi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se ishte shumë afër për tu larguar nga Çelsi, pro klubi më pas vendosi të mos e lejojë të largohet. “Në janar e pashë veten larg Çelsit. Kalova 6 muaj të vështirë dhe dëshiroja të ndryshoja ekip. U përpoqa ta bëja në janar, u bë gjithçka, por në fund klubi vendosi që unë të qëndroja. Unë shpresoja deri në fund të largohesha, por kjo nuk u arrit.

Të gjithë e dinë se projekti i Interit është interesante dhe unë doja të kaloja aty. Gjithashtu më kërkoi edhe Lacio me Totenhemin. Fola me Konten, ai më njihte mirë sepse më mori te Çelsi dhe ishte një avantazh për mua. Përveç kësaj Interi luan në Ligën e Kampionëve dhe është një klub i shkëlqyer.giroud.chelsea.2018.19.incitamento.750x450

Lacio gjithashtu u përpoq, madje erdhën edhe në Londër, por marrëveshja nuk u mbyll. Më kontaktoi edhe Lioni, por iu thashë se përparësia për mua është Interi. Largimi në verë? Ku i dihet.”, u shpreh Zhiru.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com