Fokusi në Kosovë, Tirana pranë firmës me kapitenin e Llapit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 18:55

Fokusi në Kosovë, Tirana pranë firmës me kapitenin e Llapit

Tirana po tregohet tejet e kujdesshme në merkato, madje emrat e lakuar deri më tani janë me “pikatore”. Sikundër është thënë, vëmendja e drejtuesve bardheblu është zhvendosur në Kosovë, atje ku presin që të sigurojnë përforcimet e duhura për të ndërtuar një ekip pretendent pas rikthimit në elitë. Hamdi Namani është një ndër lojtarët që pëlqehet nga kryeqytetasit.

hamdi namani

Kapiteni i Llapit është shumë pranë transferimit në Shqipëri. Negociatat po shkojnë mirë, madje sikundër raportojnë mediat kosovare, vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për të përmbyllur marrëveshjen. Largimi i mesfushorit me tipare sulmuese nga Llapi duket i sigurt dhe shanset më të mëdha janë që ai të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore.

Veç ofertës nga klubi më i titulluar në vend, 22- vjeçari ka edhe një opsion tjetër në Kosovë. Pistë është Feronikeli që drejtohet prej ish-trajnerit të Tiranës dhe Partizanit, Sulejman Starova. Në rast se dështon kalimi në kryeqytet, atëherë Namani mund të përfundojë te skuadra nga Drenasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"