“Fluturon” pankina e parë në Serinë A, Verona heq Di Françeskon dhe emëron një ish-juventin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 20:43

“Fluturon” pankina e parë në Serinë A, Verona heq Di Françeskon dhe emëron një ish-juventin

Pas tre humbjeve radhazi në po kaq ndeshje në total të edicionit të ri të Serisë A italiane, klubi i Veronës ka vendosur të shkarkojë Eusebio Di Françeskon.

di francesko

Fatale për trajnerin e njohur italian ishin disfatat ndaj Sasuolos, Interit dhe Bolonjës mbrëmjen e djeshme. Tani për klubin veronez kandidat janë Klaudio Ranieri, Maran dhe Jakini dhe ish-juventin Igor Tudor i cili duket më i avantazhuar nga trajnerët e tjerë për të qenë në krye të pankinës së Veronës.

tudor

Verdheblutë kanë një tjetër provë force këtë të diele ku do të përballen ndaj Romës së Zhoze Murinjos e cila vjen nga një super start të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"