Fluks kërkesash për një biletë në Botëror, Islanda surprizon FIFA-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 16:46

Fluks kërkesash për një biletë në Botëror, Islanda surprizon FIFA-n

FIFA ka publikuar të dhënat e deritanishme në lidhje me kërkesat e bëra për pjesëmarrje në Botërorin rus. Sipas asaj që thotë organizimi kryesor i futbollit botëror, deri më tani janë 8.4 milionë kërkesa për të hyrë në stadiume. Surpriza është Islanda.

Islanda

Ishullorët, që pasi habitën të gjithë me paraqitjen e bërë në Europianin francez të 2016-ës, vijuan surprizën kur u kualifikuan për herë të parë edhe në botëror.

Tifozet e Islandes

Deri më tani, sipas FIFA-s, nga Islanda ka marrë pak më shumë se 55 mijë kërkesa për bileta dhe të mendosh që Islanda ka një popullsi në total prej 330 mijë banorësh, kjo i bie 17 për qind e popullsisë së ishullit. Kjo e rendit Islandën në vendin e parë sa u takon kërkesave për bileta duke pasur parasysh raportin me popullsinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"