Florian Marku-Migel Parra Ramirez, boksieri kuqezi kërkon sonte triumfin para publikut shqiptar në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 14:34

Florian Marku-Migel Parra Ramirez, boksieri kuqezi kërkon sonte triumfin para publikut shqiptar në “Air Albania”

Mbrëmja e sotme do të jetë e shënuar për boksin shqiptar, pasi sjell në Tiranë një eveniment të rëndësishëm.

FLORIAN MARKU

Florian Marku do të duelojë ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Do të jetë një nga eventet më të mëdha të boksit që mbahet në kryeqytetin tonë, me 10 duele gjithsej, të cilat do të kulmojnë me ndeshjen e Markut.

Florian Marku vijon të korrë suksese në boksin profesionist. I njohur me nofkën “Albanian King”, 29-vjeçari e ka nisur karrierën në vitin 2018 dhe është i pamposhtur deri më tani.

Ai regjistron 11 fitore (7 me KO) dhe 1 barazim, e tashmë e shikon veten në vendin e 43-të për peshat “welter”, klasifikim ky i faqes së madhe “boxrec”.

Kujtojmë së para karrierës si boksier, Marku ka qenë pjesë e arteve marciale mikse (MMA), ku ka zhvilluar 3 ndeshje, duke i fituar të tria.

299977685_609029530594133_2554162809383681999_n

Ndërkohë, Miguel Parra Ramirez, 29 vjeç, koleksionon 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe 1 barazim.

Meksikani renditet i 262-ti në peshat “super light”, ndërsa e përbashkëta me Markun është se edhe Ramirez nuk i ka veshur kurrë dorezat e boksit olimpik, duke kapërcyer direkt në atë profesionist.

Në duelin e sotëm do të jetë në mes edhe titulli i mbetur vakant “WBC silver welterweight”, gjerdan të cilin Marku kërkon ta rrëmbejë para publikut të zjarrtë shqiptar që do të mbushë stadiumin kombëtar.

Dje boksierët i janë nënshtruar edhe peshimit, ndërsa tashmë gjithçka është gati për duelin, sfidë që pritet të nisë rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"