Florian Marku i tregon “muskujt” boksierit serb: Mezi po pres të luaj para publikut tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 12:12

Florian Marku i tregon “muskujt” boksierit serb: Mezi po pres të luaj para publikut tim

Boksieri shqiptar Florian Marku, do të ndeshet në datën 8 qershor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kundër boksierit serb Sladjan Dragisiç. Marku nuk i trembet aspak serbit dhe është i bindur se ai do ta rrëzojë Dragisiçin që në raundet e para.

Florian-Marku-1

“Nuk i trembem aspak grushtit të kundërshtarit. Unë do zbres në ring për të bërë më të mirën. Kam pesë ndeshje që i fitoj me “Knock-out” dhe besoj se këtë gjë do bëj dhe këtë herë. Mezi po pres që të luaj këtë ndeshje dhe dua që publiku të më mbështesë pasi do zbres në ring për të fituar.

Mezi po e pres që të luaj këtë ndeshje para publikut tim. Dua të mbaj fjalën dhe t’iu them që kjo do të jetë fitorja ime e gjashtë. Stërvitem shumë për të marrë një rezultat pozitiv dhe besoj se nuk do mungojë. Mbështetja nuk më ka munguar asnjëherë si nga mbështetësit e mi ashtu dhe nga trajneri”, ishin fjalët e boksierit shqiptar në konferencën për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"