Florian Marku gati për mbrojtjen e parë të titullit, boksieri shqiptar bën publike datën për duelin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 21:10

Florian Marku gati për mbrojtjen e parë të titullit, boksieri shqiptar bën publike datën për duelin e radhës

Boksieri shqiptar, Florian Marku u shpall kampion bote duke fituar brezin IBF pasi mundi rivalin Maksim Prodan vetëm pak ditë më parë.

bandicam 2021-10-07 21-09-09-452

Por karriera e boksierit shqiptar tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë duke intensifikuar dhe duelet për të mbrojtur titullin. Prova e parë për Florian Markun do të nisë nga data 20 nëntor aty ku bokseri do të ketë sfidën e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lushnjari me anë të një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, por pa bërë të ditur emrin e kundërshtarit.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin mitik “Uembli” dhe “Mbreti Shqiptar” pritet të bëjë një tjetër performancë spektakolare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"