Florian Marku bëhet gati për ndeshjen e radhës: Do t’ua mbyll gojën atyre që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 17:12

Florian Marku bëhet gati për ndeshjen e radhës: Do t’ua mbyll gojën atyre që…

Florian Marku po bëhet gati për ndeshjen e radhës në boksin profesionist, teksa më 30 janar 2021 do të përballet me britanikun Rilan Çarlton, duel që do të zhvillohet në Londër.

florian-marku

28-vjeçari po përgatitet intensivisht dhe kërkon që ta lërë pas krahëve barazimin e padrejtë që vendosi juria në duelin e tij të fundit. Boksieri shqiptar ka reaguar me një tjetër postim në rrjetet sociale ndaj gjithë atyre që dyshojnë tek aftësitë e tij.

“Do t’ia mbyll gojën kujtdo që ka dyshuar në aftësitë e mia dhe që nuk beson tek unë më datë 30 janar”, shkruan Marku në “Instagram”. Ndaj Çarltonit, Marku do të zhvillojë ndeshjen e nëntë si profesionist, teksa në sfidat e mëparshme “dinamiti” kuqezi regjistron 7 fitore dhe 1 barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"