Florentino, Maldini synon huazimin e mesfushorit që vlen 100 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:46

Florentino, Maldini synon huazimin e mesfushorit që vlen 100 mln euro

Florentino Luis i Benfikës është një nga talentet më të kërkuar në panoramën e futbollit europian dhe Milani po lëviz në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit.SL Benfica v Pacos de Ferreira - Liga NOS

Menaxheri i mesfushorit portugez ka qenë për një takim me drejtuesit kuqezinj për të diskutuar mbi mundësinë e gjetjes së një akordi. Bruno Karvajo Santos ka bërë të qartë vullnetin e të asistuarit të tij, i cili prej disa kohësh nuk gjen hapësirë te “Shqiponjat” për shkak të formës së paraqitur pas një mungese 4-javore për arsye dëmtimi.

Pikërisht ky përdorimi i paktë e ka shtyrë të kërkojë hapësirë dhe Milani mund ta “ndihmojë” duke qenë se ka kërkuar huazimin për 18 muaj të 20-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Benfikën deri në vitin 2024 teksa klauzola e blerjes prej 100 milionë eurosh ka venitur interesimin e klubeve si Mançester Siti apo Totenhemi.

NGA ANGOLA TE FAMA – Florentino ka lindur në Lisbonë nga një familje angoliane. Në moshën 13-vjeçare kaloi në akademinë e Benfikës, e cila i dha mundësinë të debutonte me ekipin B pa mbushur 17 vjeç.

LISBON, PORTUGAL - FEBRUARY 25:  Florentino Luis of SL Benfica in action during the Liga NOS match between SL Benfica and GD Chaves at Estadio da Luz on February 25, 2019 in Lisbon, Portugal.  (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)

Më 1 shkurt të vitit të kaluar së bashku me tre shokë të tjerë kaloi përfundimisht në ekipin e parë dhe vetëm një javë më pas debutoi në kampionat në ndeshjen kundër Nacional de Madeira.

Këtë sezon ka regjistruar si titullar 7 prezenca, teksa ka luajtur edhe në Champions në sfidat kundër Lionit. Në 13 prezenca totale, ka regjistruar vetëm një asist, por të mos harrojmë se flitet sidoqoftë për një mesfushor shkatërrues që kryesisht luan përpara mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"