Flitet se do të zëvendësojë Valverden te Barcelona, trajneri merr vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 19:27

Flitet se do të zëvendësojë Valverden te Barcelona, trajneri merr vendimin për të ardhmen e tij

Prej kohësh qarkullojnë lajme, se trajneri i River Plejtit, Marselo Galardo, mund të marrë vendin e Valverdes te Barcelona.gallardo.river.plate.2019.20.750x450

Ky i fundit thuhet se nuk ka bindur drejtuesit me lojën dhe rezultatet e arritura dhe mund ta shkarkonin. Pikërisht një nga emrat që flitej se mund të zëvendësonte ishte Galardo, i cili arriti deri në finale të Kupës Libertadore me River Plejtin.

Megjithatë për t’i shuar këto zëra, ka menduar vetë trajneri argjentinas, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se do të drejtojë River Plejtin edhe sezonin e ardhshëm. “Në 2 janar ne do të fillojmë përsëri përgatitjet me River Plejtin. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim qëndrimin tim këtu në këtë klub. Këtë ia u thash edhe lojtarëve të mi këtë mëngjes.”, u shpreh Galardo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"