Flitet se do rikthehet te Milani, klubi spanjoll gati të “rrëmbejë Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 9:32

Flitet se do rikthehet te Milani, klubi spanjoll gati të “rrëmbejë Alegrin

Pavarësisht fitores me Liverpulin në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Champions-it dhe fitores së djeshme të Atletikos me përmbysje në kampionat me rezultatin 3-1 ndaj Vijarealit, pankina e Diego Pablo Simeones mbetet gjithsesi në rrezik.

SIMEONE

Edhe pse me shumë gjasa trajneri argjentinas do ta mbyllë sezonin aktual në postin e tij, ku shumë sigurisht do të varet edhe nga dueli në “Anfield Road”, në Spanjë kanë nisur të dalin zëra se drejtuesit e Atletikos kanë vënë në shënjestër Masimiliano Alegrin për sezonin e ardhshëm.

masimiliano alegri1

Edhe pse në Itali këmbëngulin se ish-juventini me shumë mundësi do të rikthehet në stolin e Milanit, ndonëse edhe Mançester Junajtid dhe PSG-ja janë dy alternativa të tjera reale, madrilenët duan që të provojnë dhe të surprizojnë të gjithë për të bindur “Kontin Maks” që të pranojë ofertën e Atletikos dhe të nisë të punojë për të provuar që të thyejë hegjemoninë e Realit të Madridit dhe Barcelonës në La Liga.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"