Flitet për një largim nga Siti, menaxheri i De Bryjnes: Ju tregoj të ardhmen e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 11:33

Flitet për një largim nga Siti, menaxheri i De Bryjnes: Ju tregoj të ardhmen e mesfushorit

Menaxheri i Kevin De Bryjnes i ka hedhur poshtë zërat se mesfushori belg do të largohet nga “Etihad” në rast se mbetet në fuqi pezullimi i Mançester Sitit për dy vite nga Europa pas apelit në KAS.

Man-City-star-Kevin-de-Bruyne-admits-he-thought-Raheem-Sterling-would-be-a-d-head-1114407

Në fakt, De Bryjne pati deklaruar publikisht se ai do ta rishikonte pozicionin e tij në rast se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të linte në fuqi pezullimin e klubit nga kompeticionet europiane, por Patrik De Koster tha: “Ka ende tri vite kontratë me Sitin dhe luan për një klub të madh ku ndihet i vlerësuar. 90% e të gjitha lajmeve janë gjepura”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"