Flitej për shkarkimin e tij, drejtuesit e Çelsit marrin vendimin për Frenk Lampard

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 21:10

Flitej për shkarkimin e tij, drejtuesit e Çelsit marrin vendimin për Frenk Lampard

Pas shumë rezultateve negative, Frenk Lampardit i jepet besim në vijueshmëri të plotë të detyrës së tij.

LAMPARD 1

Sipas asaj që thuhet tek media britanike “SKY Sports UK”, pas humbjes së mbrëmshme të Çelsit ndaj Leisterit dhe takimit të sotëm me dirigjentët e klubit londinez, tekniku britanik është konsideruar nën vëzhgim.

Deçizive për të priten të jenë tri takimet e ardhshme, ndaj Lutonit në “FA Cup”, Volvesit dhe Bërnlit në Premier Ligë, për t’u ringritur pas tri humbjeve në 5 ndeshje të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"