“Flik si Guardiola”, Tomas Myler: Nuk e kam kërcënuar Bajernin, dua ta mbyll karrierën këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 9:49

“Flik si Guardiola”, Tomas Myler: Nuk e kam kërcënuar Bajernin, dua ta mbyll karrierën këtu

Tomas Myler ri thehet lider pas disa sezonesh jo në nivelet e tij dhe sigurisht që receta e ka emrin “Hansi Flik”. Këtë fakt sulmuesi gjerman nuk humb shansin që ta nënvizojë sa herë paraqitet përpara mikrofonave.
myler
Kampioni i Bundesligës, madje e krahason teknikun që zëvendësoi në tetorin e kaluar Niko Kovaçin si Pep Guardiolën e ri. Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Myler shpjegon: “Mënyra jonë e lojës është unike, njësoj siç kemi bërë në kohën e Guardiolës. Çdo futbollist tashmë shprehet në maksimum në rolin e tij. Kjo bën të mundur që e gjithë skuadra të luajë në nivele të larta dhe të rritet si kolektiv, duke fshehur pikat e dobëta. Tani te Bajerni luhet si skuadër, nuk ekziston individi dhe realisht nuk e imagjinoja që Flik të kishte kaq shumë njohuri për grupin. Fakti që shikoj lojtarët e rinj shumë të motivuar dhe veteranët që kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja, është vetëm meritë e Hansit. Kjo përzierje mund të sjellë gjëra të rëndësishme në të ardhmen”, u shpreh ish-kampioni i botës në vitin 2014.
Myler
Vetë Myler e di sesa i rëndësishëm ishte Flik për rikthimin e tij në nivele të larta. “Hansi ndryshoi shumë gjëra te ne, duke nisur nga unë. E pranoi se gjatë kohës kur trajner ishte Kovaçi, luajta pak minuta edhe pse isha në një formë të mirë. Kërcënimet e mia për largim? Nuk është e vërtetë se kam kërcënuar njeri. U kam thënë drejtuesve se doja të luaja më shumë dhe kaq. Bajerni për mua është gjithçka, këtu jam rritur dhe këtu dua ta mbyll karrierën, – vazhdon 30- vjeçari, i cili nuk kishte se si të mos fokusohej te Championsi. – Në Europë duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Është herët për të folur për tripletën. Këtë javë kemi një ndeshje të fortë ndaj Çelsit, të cilën duhet ta fitojmë. Nuk do të jetë një shtëtitje në park, edhe pse kemi në krahun tonë një avantazh prej tre golash. Do të provojmë gjithçka për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni për t’i bërë një mbyllje sa më dinjitoze sezonit që lamë pas”, tha Myler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"