Flik: Objektivi u arrit, kjo skuadër mund të fitojë gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 13:00

Flik: Objektivi u arrit, kjo skuadër mund të fitojë gjithçka

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, ishte shumë i lumtur për fitoren 4-1 ndaj Armenisë. 56-vjeçari tha se objektivi ishin 27 pikët dhe se kjo u arrit në mënyrën më të mirë të mundshme. “Fituam me një lojë të bukur dhe rezultati ishte shumë i kënaqshëm për ne.

FLIK

Objektivi ishin 27 pikët dhe tani që u arrit, jam shumë i lumtur. Sigurisht që po t’u hyjmë detajeve, mund të gjejmë shumë gabime.

Këto do t’i diskutoj me lojtarët në analizën pas ndeshjes”, tha Flik për mediat gjermane. “Luajmë një futboll atraktiv, nuk bëhemi kurrë të bezdisshëm dhe kjo është e rëndësishme.

Lojtarët duan të luajnë gjithmonë përpara, të krijojnë raste dhe të dominojnë kundërshtarin. E dimë se ku duhet të përmirësohemi, por për këtë gjë kemi ende kohë. Botërori është kompeticioni më i rëndësishëm në botë dhe ne duam të jemi gati kur të vijë momenti për të treguar se kush jemi”, pohoi trajneri gjerman.

PËR 7 FITORET – “Nuk më pëlqejnë statistikat, por për të arritur objektivat, ato preken. Fitoret ishin e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar. Djemtë kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe tani mund të mendojnë të qetë për klubet e tyre. Shpresoj që të mos kenë asnjë dëmtim dhe në Botëror të shkojmë me skuadrën që kam në mendje”.

PËR ARMENINË – “Armenët kanë një skuadër të mirë, nisja e kualifikuesve ishte pozitive për ta. Por, si gjithmonë në futboll është e rëndësishme të ruash ritmin dhe të kesh vazhdimësi. Mendoj se kanë një brez të mirë lojtarësh dhe në të ardhmen mund të synojnë diçka të madhe. Largohem me përshtypje të mira nga Jerevani, këtu tifozët jetojnë me futbollin dhe kjo më pëlqen shumë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"