Flik me “valixhe në duar”, zbulohen kandidatët e stolit të Bajernit. Midis tyre dhe ish-trajneri i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 14:43

Flik me “valixhe në duar”, zbulohen kandidatët e stolit të Bajernit. Midis tyre dhe ish-trajneri i Juventusit

Largimi i Hansi Flikut në fund të sezonit është pothuajse i sigurt. Mediat gjermane mendojnë se trajneri i Bajernit ka vendosur ta drejtojë kombëtaren gjermane.

flik

Në Mynih kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Flikut, emri më i lakuar është ai Julian Nagelsman. Trajneri aktual i Lajpcigut shihet si njeriu i duhur për të drejtuar kampionët për sezonin e ri. Por, “Sport 1” shkruan se për të marrë shërbimet e Nagelsmanit, Bajerni duhet të paguajë gati 20 milionë euro, një shifër e lartë kjo për drejtuesit bavarezë, të cilët tani duhet të mendojnë nëse do t’i shpenzojnë këto para për Nagelsmanin apo do të hedhin vështrimin diku tjetër.

alegri

ALEGRI NË HORIZONT

Ndërkohë në Itali, “Sportmediaset” shkruan se Masimiliano Alegri mund të jetë një nga kandidatët kryesorë për të nisur një aventurë të re në Gjermani, te Bajerni. Eksperienca e ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit, do të kënaqte shumë drejtuesit bavarezë, të cilët do të ishin të gatshëm t’i besonin skuadrës një trajneri që ka fituar shumë tituj në karrierën e tij. Që në nga vera e 2019, Alegri është pa skuadër teksa u largua nga Juventusi për t’i lënë vendin Mauricio Sarrit. Edhe pse ky i fundit, gjithashtu u largua dhe tani bardhezinjtë drejtohen nga ishmesfushori i njohur, Andrea Pirlo.

Karl Hainc Rumenige mund të përdorë edhe presidentin e Juventusi Andrea Anjeli, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, për ta bindur Alegrin t’i bashkohet Bajernit. Gjithsesi, gjithçka do të kuptohet në javët e ardhshme pasi në horizont në shtëpinë e Bajernit është programuar edhe një takim mes drejtuesit dhe trajnerit për të qartësuar të ardhmen e këtij të fundit në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"