Flik i trembet Çelsit: Nuk më pëlqejnë surprizat, duhet të japim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 11:19

Flik i trembet Çelsit: Nuk më pëlqejnë surprizat, duhet të japim maksimumin

Trajneri Hansi Flik foli dje në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Çelsit për Champions. 55-vjeçari tha se skuadra e tij do ta marrë seriozisht ndeshjen, pasi nuk i beson shumë avantazhit 3-0 në sfidën e parë me blutë.

Fliku6

Kush do të luajë në vend të Komanit?

Mendoj se Perisiç, ai është një lojtar më dinamik në sulm. Por edhe Kutinjo është një mundësi. Për këtë do të vendosë nesër (sot) në drekë.

Duket se nuk jeni shumë i shqetësuar për këtë mungesë?

Jemi një skuadër e kompletuar në të gjitha repartet. Gjatë gjithë sezonit luajtëm me qendërmbrojtës të sajuar siç është Alaba, dhe ia dolëm të shpalleshim kampion. Ndaj Çelsit, Kimish do të rikthehet në pozicionin e tij të mëparshëm. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Keni frikën e një nënvlerësimi?

Jo aspak, djemtë e dinë që nëse duan të shkojnë në turin tjetër, duhet të japin 100% ndaj Çelsit. Askush nuk do surpriza të pakëndshme. Mendja jonë është vetëm te sfida e nesërme (sot). Duam vetëm të fitojmë dhe të mbyllim njëherë e mirë llogaritë me blutë e Londrës.

Flik2

Ju tremb Çelsi?

Nuk është çështje frike, por respekti. Do t’i respektojmë në maksimum ata. Me të njëjtin mentalitet luajtëm edhe në Londër. Gjithmonë kemi pasur respekt për kundërshtarët tanë. Besojmë te forca jonë dhe në fushë luajmë gjithmonë për të dhënë më të mirën.

Të rikthehemi te formacioni, do të ketë ndryshim tjetër përveç Komanit?

Jo, pjesa e tjetër do të jetë pak a shumë e njëjtë me atë që keni parë në muajt e fundit. Vetëm mungesa e Kingsleit është 100% e sigurt. Por kjo nuk na tremb, pasi ashtu siç e thashë edhe më parë, kemi mjaftueshëm lojtarë për të përballuar ndeshjen dhe ndoshta të gjithë kompeticionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"