Flik e pranon: Na motivoi humbja e Lajpcigut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:25

Flik e pranon: Na motivoi humbja e Lajpcigut

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte shumë i lumtur për fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj Shalkes. Numri 1 në stolin bavarez pranoi se humbja e Lajpcigut në Frankfurt ishte një arsye më shumë për skuadrën e tij që të dilte me tri pikë nga ky takim.

Flik556

“Sigurisht që humbja e kryesuesve na dha një motiv më shumë për të fituar, edhe pse ajo është një objektiv kryesor yni në çdo ndeshje. Jam i lumtur që mund të merrnim pikët maksimale në një ndeshje që duke parë rezultatin mund të duket e thjeshtë, por nuk ishte”, tha Flik që nuk harron të përgëzojë edhe lojtarët e tij. “Djemtë bënë shumë mirë sot (dje). Tifozët u zbavitën, pasi kishte gola me shumicë. Në fund të fundit, për këtë vijnë në stadium, por festa nuk do të zgjatë për shumë kohë, pasi nga nesër (sot) duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Maincit. Kampionati ka hyrë në një fazë interesante, ku çdo ndeshje është e rëndësishme. Lajpcigu?

Një humbje në Frankfurt nuk do të thotë gjë. Detyra jonë është të shohim ndeshjet tona dhe jo ato të kundërshtarit”. Në fund, Flik foli edhe për lojtarët të cilët kanë munguar për disa javë. “Jam i lumtur për Sergen. Goli i tij, edhe pse me fat, është shumë i rëndësishëm për të dhe skuadrën. Myler bëri gjithashtu mirë. Perisiç është një lojtar me eksperiencë të madhe. Odriozola? Do të ketë shansin e tij. Nuk e pashë të arsyeshme që ai të luante sot (dje). Skuadra po bënte mirë dhe atij i duhet ende kohë për t’u ambientuar”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"