Flet trajneri personal i Armand Dukës: Si i humbi presidenti i FSHF-së 16 kg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 22:47

Flet trajneri personal i Armand Dukës: Si i humbi presidenti i FSHF-së 16 kg

Propos angazhimeve të shumta që ka përgjatë ditës, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk e lë pas dore aktivitetin fizik. Armand Duka, ushtrohet sistematikisht në palestren e tij me trajner personal minimalja pesë ditë në javë.

duka-trajner

Sic duket edhe nga këto foto, Duka ka humbur peshë dhe përmasat e tij trupore janë minimizuar shumë.

Trajneri i tij personal, Ani Dedja, i cili trajnon disa prej personazheve të njohur “Vipa” në qytetin bregdetar të Durrësit, tregon se ndryshe nga klientët e tjerë, Duka ka një vullnet të hekurt dhe e ka pikë të dobët fizikun.

“Prej vitesh tashmë në profesionin tim kam trajnuar shumë persona, mes tyre personazhe të njohur. Por z. Duka është një person me vullnet të hekurt, i cili propos angazhimeve të përditëshme gjen mundësinë dhe kohën të ushtrohet për të paktën 1 orë 30 minuta pesë ditë në javë. Punoj prej rreth 16 muaj me z.Duka dhe cdo ditë e më shumë shikoj që ai jep maksimumin në palestër duke tentuar të punojë më shumë se dita e kaluar”,- tregon trajneri personal i presidentit të FSHF, Ani Dedja.

Rënia nga pesha dhe tonifikimi i muskujve, është arsyeja pse Duka ushtrohet si një atlet i vërtetë me të paktën pesë seanca stërvitore në javë.

“Z.Duka punon shumë në palestër. Ai ka palestër personale në shtëpinë e tij dhe deri tani ka arritur objektivin. Përgjatë kësaj kohë, Z.Duka ka rënë mbi 16 kilogram nga pesha e mëparëshme dhe trupi i tij tashmë është tonifikuar ndjeshëm. Ai po shkon drejt perfeksionit dhe vazhdon të punojë pa ndërprerje”,- thotë Dedja, duke theksuar se ajo që i bën më shumë përshtypje është serioziteti i kreut të federatës dhe disiplina që Duka ka në palestër.

LEONIDHA MUSAJ

trajneri-duka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"