Flet trajneri i të rinjve të Empolit, Bushe: Asllani vjen nga planet tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 15:16

Flet trajneri i të rinjve të Empolit, Bushe: Asllani vjen nga planet tjetër

Kristjan Asllani e bëri kapërcimin e tij të madh në karrierë që në moshën 20-vjeçare. Elbasanasi, që do të lërë ketë verë Empolin për t’iu bashkuar Interit, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes në Toskanë, aty ku ka luajtur 13 sezone me fanellën e bluve, një eksperiencë e udhëhequr nga shumë trajnerë që patjetër kanë dhënë kontributin e tyre në formimin e tij.

4545345

Pasi trajneri i parë i tij Kristiano Filipi tregoi se ishte mahnitur në ndeshjen e parë të Kritjanit në moshën 7-vjeçare, kur dribloi tre veta dhe shënoi një eurogol, fjalën e ka marrë Antonio Bushe, trajneri i skuadrës së të rinjve të Empolit, nën urdhrat e të cilit Asllani ka shkëlqyer. Ish-mesfushori që karrierën e tij e ka kaluar mes Empolit, Pizës dhe Bolonjës, ndër të tjera, e njeh mirë rolin që mbulon shqiptari dhe më mirë akoma njeh atë që ai jep në fushë, ndaj nuk i ka kursyer komplimentet në një intervistë për gazetarin Xhanluka di Marcio.

LËVDATAT

“Tek Empoli kemi pasur të rinj interesantë, por Asllani me mua ka shpërthyer”, e ka nisur rrëfimin e tij Bushe duke e veçuar 20-vjeçarin nga pjesa tjetër. “Dukej edhe më i ri që i përkiste një planeti tjetër, pasi është nga ata që di të bëjë gjithçka: vrapon, organizon, ndryshon lojën, madje edhe shënon. Është i kudondodhur, nuk lodhet asnjëherë dhe jep çdo gjë në fushë. Unë shpesh e përdorja në role të ndryshme, por ishte ai që e bënte skuadrën të xhironte, i jepte ritëm asaj. Kristjani prekte 100 topa në një ndeshje, është fantastik”, përfundoi Bushe komentin e tij për Asllanin duke siguruar se është një prej investimeve afatgjata më të zgjuara të zikaltërve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"