Flet Oto Bariç: Kam frikë për Dinamon. Kur e drejtoja unë, i shënonim 7-8 gola shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 12:49

Flet Oto Bariç: Kam frikë për Dinamon. Kur e drejtoja unë, i shënonim 7-8 gola shqiptarëve

Oto Bariç është një emër shumë i njohur si në Kroaci, ashtu edhe në Shqipëri. 84-vjeçari ka drejtuar si trajner kombëtaret e të dy vendeve, ndërsa në karrierën e tij është ulur edhe në stolin e Dinamos se Zagrebit. Austriaku mbetet shumë i lidhur me skuadrën kroate dhe i kontaktuar nga mediat në vend për një opinion pas barazimit me Skënderbeun, ai nuk ka kursyer kritikat.

baric

“Ju lutem, nuk mund të flas për Dinamon… Do të dëshiroja të thosha diçka të këndshme por nuk mundem. Kam thënë shumë gjëra, por nuk shoh progres. Kam frikë se askush nuk më dëgjon. Gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Diçka duhet të ndryshojë, ka shumë pak lojtarë të cilët mund të luajnë në nivelin Europian. Nuk flas për kulmin në Europë, por për këtë turne.

Kam frikë se Dinamo nuk do të fitojë në Shqipëri. Nëse nuk do të jetë Sudani, gjithçka do të mbetet mbi shpatullat e një lojtari, Fernandes. Dhe të tre klubet tona, Osijek, Hajduk dhe Rijeka luajnë më mirë sesa Dinamo. Kjo gjë më shkakton dhimbje. Jo për shkak të klubeve të tjera, jam i lumtur për ta, por për Dinamon”, tha Bariç.

baric1

Shqetësimi i tij më i madh me sa duket është fakti se shqiptarët luajtën si të barabartë me kroatët, ndërsa kujton se si kur drejtonte ai ekipin, në vitin 1996, mundte 4-0 dhe 6-2 Tiranën pa shumë probleme.

“Ju lutem. Kur unë isha trajneri i Dinamos, ne i shënonim 7-8 gola shqiptarëve, ishin ndeshje të lehta. Dinamo duhet të mendojë për të ardhmen, nuk ka të bëjë me trajnerin. Drejtuesit çdo vit shesin lojtarët më të mirë dhe nuk blejnë asgjë. Si mund të jetë në rregull kjo?

baric2

Edhe kur luaja me skuadra të tjera kundër shqiptarëve, ata ishin ndeshje që kishin fund të njëjtë. Kjo është arsyeja pse nuk ka kuptim kjo Dinamo… nuk është e mirë”, tha ai.

Në fund, Bariç ka kritikuar ashpër edhe atë që pritej të ishte lojtari kryesor i Dinamos së Zagrebit, Ante Çoriç, i cili la për të dëshiruar në ato pak minuta që u aktivizua.

ante coric

“Të gjithë flasin për Ante Çoriç. Unë them se ai nuk është një lider. Edo Mujçin ishte 10 herë më i mirë për Dinamon. Lideri duhet të imponohet, të drejtojë skuadrën, të jetë vazhdimisht i pranishëm në fushë. Nuk mjafton vetëm të thuash ‘dua të bëhem lider këtu’. Nuk bëhet kjo gjë. Sinqerisht, kam frikë për Dinamon. Gjërat nuk janë mirë, aspak mirë”, tha Bariç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"