Flet menaxheri i Hysajt: Gatuzo do që ai të rinovojë kontratën, presim deri në shkurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 18:03

Flet menaxheri i Hysajt: Gatuzo do që ai të rinovojë kontratën, presim deri në shkurt

Menaxheri i Elseid Hysajt deklaron se trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo është dakord që mbrojtësi i Shqipërisë të rinovojë kontratën me klubin italian.

960x0
Për “Radio Marte”, Mario Xhufredi bëri me dije se Hysaj ka rilindur nën drejtimin e Gatuzos duke treguar vlerat e tij dhe në fitoren e djeshme 2-1 kundër kampionëve të Italisë Juventusit.

Në lidhje me afatin e zgjatjes së kontratës së 25-vjeçarit me Napolin, Xhufredi thekson se çdo gjë do të vendoset në fund të muajit të ardhshëm dhe nëse nuk arrihet rezultati i dëshiruar, Hysaj do të largohet nga Napoli pas përfundimit të sezonit.

“Me Gatuzon Hysaj ka fituar besim dhe po shpreh veten e tij në nivelin e duhur. Ai tregoi dje se çfarë ishte në gjendje të bënte kundër mentorit të tij Mauricio Sarri. Gatuzo ka dhënë pëlqimin për rinovimin e kontratës dhe për këtë çështje po diskutojmë aktualisht. Pritet që çdo gjë të zgjidhet në fund të shkurtit. Nëse ia dalim, rinovimi do të vijë, nëse jo, Hysaj do të shitet në qershor”, u shpreh agjenti i kapitenit të Shqipërisë Mario Xhufredi.

hysaj
Disa ditë më parë, ai deklaroi sërish se nëse Napoli nuk pranon të rinovojë kontratën e Hysajt, atëherë “divorci” me napolitanët është i pashmangshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"