Flet Lukaku: Kam luajtur me atë sistem, unë ndihmova Hazardin dhe De Bryjnen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 20:20

Flet Lukaku: Kam luajtur me atë sistem, unë ndihmova Hazardin dhe De Bryjnen

Belgjika arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale duke mudnur ekipin e Brazilit me rezultatin 2-1. Në këtë ndeshje u pa se sulmuesi kryesor Romelu Lukaku ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer. Ai ka folur në lidhje me paraqitjen e tij dhe të skuadrës.

romelu lukaku

“Unë kam luajtur me këtë sistem që luan Belgjika shumë shpesh te Everton dhe e dija se çfarë duhet të bëja saktësisht. Gjithashtu kam ndihmuar Hazard dhe De Bryjne, duke i shpjeguar mënyrën sesi duhet të qëndronin në fushën e lojës.

Mjaftoi shpjegimi vetëm një herë, puna u bë në mënyrë perfekte dhe ne e merituam kalimin më tej. Unë përpiqem që të tjerët të luajnë më mirë. Jam i zënë duke u angazhuar me skuadrën time, duke e ndihmuar atë nëpërmjet golave dhe asisteve”, ka thënë Lukaku për “Sporza”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"