Flet legjenda Pol Skolls: Suksesi i Anglisë mban emrin e Pep Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 22:45

Flet legjenda Pol Skolls: Suksesi i Anglisë mban emrin e Pep Guardiolës

Suksesi i Anglisë duket se është bërë temë më e diskutueshme në shtetin britanik. I fundit që ka folur për këtë sukses ka qenë legjenda Pol Skolls i cili komenton dhe vlerëson ndikimin e Guardiolës në futbollin anglez.

396397_TS_08-07-18_8195171927_

“Guardiola ka qenë vendosmërisht një ndikim për përfaqësuesen e Anglisë. Mjafton të shohësh mënyrën se si luajnë tre sulmuesit dhe atë të portierit tonë. Si tifoz dhe ish-futbollist i Anglisë, shpresoj të shoh futbollin më të bukur të mundshëm. Spanja ka luajtur futbollin më të bukur, njëlloj si Mançester Siti. Pse të mos tentojmë t’i imitojmë”, deklaroi Skolls.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"