Flet ish-futbollisti e trajneri kuqeblu: Tirana e lodhur i tregoi Vllaznisë boshllëqet e dobësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 22:38

Flet ish-futbollisti e trajneri kuqeblu: Tirana e lodhur i tregoi Vllaznisë boshllëqet e dobësitë

Humbja përballë Tiranës ka qenë një shuplakë e rëndë për pretendimet e Vllaznisë në këtë sezon në Superiore. Shkodranët u ndalën përballë një tjetër ekipi nga ata që duan titullin dhe e shohin veten shumë larg kreut, një situatë e cila sipas Roland Luçit, ish-sulmues dhe trajner i kuqebluve, tregon edhe një herë se sa dobësi ka ekipi aktual i Brdariç.

roland luci

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Luçi ka argumentuar se opinioni ishte ndikuar shumë nga fitorja e thellë kundër Dinamos, por që nuk tregonte asgjë.

“Përkundër euforisë karakteristike në Shkodër, pata thënë që fitoja e bujshme ndaj Dinamos ishte spektakolare, por jo ndaj një ekipi pretendent. Kurse sot një Tiranë kryesuese, por e lodhur dhe jo patjetër superiore, i tregoi Vllaznisë boshllëqet dhe dobësitë në ekip, por edhe limitet e pretendimeve”, shkruante Luçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"