Flet heroi Shezni: Ronaldo doli për dëmtim, besoj se ju po talleni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 11:14

Flet heroi Shezni: Ronaldo doli për dëmtim, besoj se ju po talleni…

Vojceh Shezni bëri një ndeshje ekzemplare, me portierin polak që meritoi edhe përqafimin e tifozëve dhe të legjendës Bufon në minutat e fundit.

shezni ronaldo

“Një fitore më të vuajtur sesa kjo nuk e kishim provuar ende në këtë sezon, por ndoshta pikërisht ky fakt e bën kaq të rëndësishme. Milani tregoi se po përjeton thjesht një çështje fati të keq, duke qenë se unë e pashë dhe pranoj se e vuajtëm cilësinë dhe freskinë e tyre në fushë. Është një skuadër e re, kanë ende për të korrigjuar disa gjëra, por na vunë në vështirësi dhe nuk na ndodh shumë shpesh kjo në Itali, – thekson portieri i Juves, që më pas tall gazetarët në lidhje me zërat e nervozizmit mbi Kristiano Ronaldo.

CR7 nuk e pranoi zëvendësimin? Besoj se ju po talleni… Pyesni dhe mendoni seriozisht se është kështu kjo gjë?! Epo po ju them që gaboheni… Kristiano ka pasur disa probleme fizike të mbartura dhe e konfirmoi edhe ndaj Milanit se nuk ishte në formën maksimale. Është normale që kur një kampion si ai detyrohet që të lërë fushën e lojës, do të nervozohet. Por në këtë rast nuk kishte asgjë të bënte me urdhrin e trajnerit për ta thirrur në stol apo gjëra të këtilla. Të gjithë i njohim cilësitë që ka dhe përgjegjësitë që Ronaldo ka kërkuar të marrë, pasi ka pranuar të firmosë me Juventusin. E vërteta është që në periudhën e fundit ai ka pasur disa probleme fizike, që nuk po e lënë të shprehet siç duhet. Por pas pauzës, jam i bindur se ai do të kthehet edhe më i karikuar, pasi kemi nevojë për atë. Por derisa Kristiano të kthehet në 100 për qind të formës, duhet t’i bëjmë komplimentet edhe Milanit për ndeshjen e mirë që bëri, ndonëse në fund jemi shumë të lumtur që morëm tri pikët që na duheshin”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"