Flet heroi i Laçit, Uzuni: Ja çfarë na tha trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:56

Flet heroi i Laçit, Uzuni: Ja çfarë na tha trajneri…

Myrto Uzuni ishte heroi i Laçit. Në bisedën pas ndeshjes ai zbuloi edhe çfarë ju tha trajneri Prenga. “Ishte shumë e vështirë, sepse ishim nën presionin e mospësimit të golit. Loja erdhi atje ku dëshironim ne, pasi pjesën e parë e mbyllëm barazim pa gola dhe u treguam shumë të kujdesshëm.

Uzuni

E dinim që do të na vinte rasti për të shënuar. Trajneri na kishte porositur që pas minutës ssë 60-të të hidheshim në sulm dhe të krijonim presion te porta kundërshtare. Goli? Jam shumë i lumtur që shënova, por natyrisht rëndësi ka që u kualifikuam”, – deklaroi për “Panorama Sport” talenti beratas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"