Flet Enis Gavazaj, tregon arsyet që e bënë të zgjidhte kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 17:37

Flet Enis Gavazaj, tregon arsyet që e bënë të zgjidhte kampionatin rus

Enis Gavazaj ishte një nga lojtarët më vendimtar të Skënderbeut në sezonin e kaluar. Lojtari bëri një sezon të mirë dhe kjo paraqitje e tij i ra në sy klubit rus Enisei, i cili u hodh në sulm dhe e “rrëmbeu” atë.

gAVAZAJ SKENDERBEU

Në një deklaratë në sajtin e klubit Gavazj ka dhënë arsyet që e cuan të zgjidhte klubin rus dhe përshtypjet e tij të para për këtë kampionat. Më poshtë deklarata e plotë e Gavazajt.

Më kanë pritur shumë mirë në klubin dhe ri dhe nga ajo çfarë kam parë deri në këto momente, kam mbetur shumë i kënaqur. Është një skuadër e cila ka gjithçka që i duhet për të qenë në nivele të larta. Aktualisht jemi në fazë përgatitore dhe besoj se deri në fund do të arrijmë rezultate të mira.

gavazaj

Enisei? Zgjodha këtë skuadër duke qenë se është pjesë e një kampionati shumë të fortë. Për mua kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të bëj gjithçka kam mundësi për të ndihmuar ekipin dhe premtoj impenjim maksimal. Në ndeshjen e fundit miqësore, u ndjeva shumë mirë dhe shpresoj që ndeshjet tjera të jem më mirë. Më pëlqen fakti që luajmë shumë me topin pasi kjo është diçka që e dallon nga të tjerët.

gavazaj

Në miqësoren e fundit u ndjeva shumë mirë, u kuptuam mirë në fushë dhe shpresoj që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Më vjen mirë që kjo skuadër luan shumë me topin dhe në miqësore kemi pasur një zotërim të madh të topit, tipar dallues i këtij ekipi. Kur mora vesh për interesimin, nuk kisha informacion dhe shfrytëzova internetin por tani po përshtatem dhe shpresoj që stili im të ndërthuret mirë me skuadrën

Kushtet klimaterike? E di që është shumë ftohtë por jam mësuar megjithëse në vendin tim nuk është shumë ftohtë. Kur bëra zgjedhjen time, i mendova të gjitha”,- deklaroi ish-lojtari i Skënderbeut.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"