Flet blerja rekord e Napolit: Jam në një klub ku kanë luajtur lojtarë të mëdhenj si Maradona, Kavani apo Higuain

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:43

Flet blerja rekord e Napolit: Jam në një klub ku kanë luajtur lojtarë të mëdhenj si Maradona, Kavani apo Higuain

Lojtari më i ri i Napolit, Viktor Osimhen dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë me ekipin e Gatusos dhe të ndihmojë skuadrën të bëjë mirë në Itali dhe Europë. Osimhen u ble nga Napoli për 80 milionë euro nga skuadra e Liles, i cili është bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit.

osimhen napoli

Sulmuesi së fundmi ka folur për “Sport1”. “Dua të bëj hapin e madh në karrierë me Napolin. Më është dhënë mundësia të jem pjesë e një klubi të madh si Napoli, ku lojtarë të mëdhenj si Maradona, Kavani dhe Higuain kanë luajtur para meje.

Sezonin tjetër ekipi luan në Europa Ligë dhe unë dua të ndihmoj klubin të bëjë sa më mirë në Europë dhe në kampionat”, përfundoi Osimhen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"